Transmetuar më 25-07-2018, 18:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Tiranë ku një 19-vjeçar është mbytur në lumin e “Brarit” teksa ishte duke peshkuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 minuta ndërkohë shtetasi me inicialet R.Y. është marrë nga rrjedhja e ujit.

Në momentet e ngjarjes i riu ishte së bashku me dy vëllezërit e ti të cilët nuk kanë arritur dot t’i vijnë në ndihmë.

Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e RENA-s të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit.

Kërkimet po vijojnë edhe gjatë rrjedhës në largësi nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë./a.m./noa.al/

foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd