



Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një vajze ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të mërkure.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit” ku një fuoristradë tip “Touareg” ka përplasur me forcë një mjet tip “Golf” që ishte duke dalë nga parkimi.
Mjeti është goditur te dera e shoferes duke e lënë atë të plagosur rëndë.
Raportohet se drejtuesja e mjetit, emri i së cilës nuk bëhet me dije është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, fuoristrada ka përplasur një tjetër mjet të parkuar pasi u godit me “Golfin”.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





