
Konflikti mes dy të rinjve për pak sa nuk është mbyllur me një tragjedi në Lushnje.
Një 29-vjeçari i është bërë atentat me armë zjarri teksa ai ishte duke qarkulluar me mjetin e tij.
Fatmirësisht, shtetasi me inicialet A.Ç. i ka shpëtuar mrekullisht plumbave duke i dhënë gaz automjetit për tu larguar me shpejtësi.
Policia thotë se i dyshuar për krimin është një 26-vjeçar me inicialet S.Xh. i cili është shpallur në kërkim.
Por, uniformat blu kanë arrestuar babain e tij 60-vjeçar, shtetasin Ilirian Xheliu. Ai akuzohet se pas krimit, ndihmoi djalin të largohej nga vendngjarja.
Policia është vënë në kërkim të autorit të krimit i cili nuk dihet se ku është fshehur.
Ende nuk dihen motivet e krimit të 26-vjeçarit por paraprakisht bëhet me dije se më parë dy të rinjtë kanë pasur një konflikt./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





