Transmetuar më 25-07-2018, 16:31

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Cërrik ku një 53-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një grua të moshuar.
Policia raporton se ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin Tahir Allkja i cili hyri me forcë në banesën e 73-vjeçares me inicialet R.T.
Ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të moshuarën. Në momentet e sulmit gruaja ishte e vetme në banesë.
Pasi mori njoftimin për ngjarjen, policia u vu në lëvizje dhe prangosi Allkjan.
53-vjeçari rezulton person me precedentë penalë.
Ai është dënuar në të shkuarën për dhunë në familje./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





