Transmetuar më 25-07-2018, 15:42

Disa orë makthi kanë kaluar prindërit e një fëmije në bregdetin e Vlorës këtë të mërkurë.

Në një moment pakujdesie, fëmija është larguar nga sytë e prindërve te Plazhi i Vjetër dhe ka ikur nga zona.

Për disa orë ata kanë kërkuar por pa rezultat. Prindërit njoftuan policinë e cila nisi kontrollet në gjithë vijën bregdetare nëpër shezllonë.

Pas disa orësh, patrulla gjeti shëndoshë e mirë fëmijën 4-vjeçar i cili ishte larguar nga zona ku ishte me prindërit.

Policia vendase njofton se e dorëzoi fëmijën shëndoshë e mirë te prindërit.

Fatmirësisht, vogëlushi nuk ishte futur në det i vetëm dhe kjo ngjarje u mbyll me lajm të mirë./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd