Transmetuar më 25-07-2018, 13:53

Rrëmbeu një fëmijë vetëm 6 muajsh nga nëna e tij dhe i vuri zjarrin për së gjalli.

Është kjo mënyra në të cilën 25-vjeçarja Felicia Marie-Nicole Smith, vrau vogëlushin Levi Cole Ellerbe në Natchitoches, në shtetin amerikan të Louisiana, të martën e javës së kaluar.

Po atë mbrëmje nëna e viktimës, Hanah Nicole Barker, i tha policisë se ishte sulmuar nga dy persona, të cilët i kishin sprucuar një lëndë kimike në fytyrë, teksa ndodhej pranë shtëpisë së saj.

Pas sulmit, gruaja kuptoi se i biri Levi ishte zhdukur dhe në atë moment telefonoi menjëherë policinë.

Policia u vu në lëvizje për gjetjen e të miturit, ku kufoma u gjet pranë binarëve të një hekurudhe. Gjendja e tij ishte kritike dhe me djegie të shumta në të gjithë trupin.

I mituri ndërroi jetë një ditë më vonë, si pasojë e plagëve të marra, shkruan noa.al.

Autoritetet nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë lidhur me burrin e arrestuar si agresor, por paraprakisht nën akuzë për vrasje është vënë Smith, fqinje me nënën e të ndjerit.

Levi u varros të premten që lamë pas, ndërkohë që hetimet për të zbuluar motivet e këtij krimi makabër janë ende në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd