



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagon lidhur me situatën e krijuar në Greqi si pasojë e zjarreve të nisura qysh prej të hënës.
Ajo shpreh solidarizim me fqinjët tanë grek në këto ditë të vështira të humbjes së dhjetëra jetëve dhe qindra të plagosurve nga kjo katastrofë.
“Janë momente që kanë nevojë për forcë dhe mbështetje. Jemi pranë jush, duke u lutur në çdo moment, që zoti t’ju lehtësojë dhimbjen dhe të shpëtojë jetët e të gjithë të lënduarve nga kjo tragjedi!”, thotë Kryemadhi.
Së paku 80 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e zjarreve të fuqishme të rëna qysh prej së hënës, në dy pyje në Athinë.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi mendohet se kanë qenë 47 vatra zjarri të vëna thuajse në të njëjtën kohë dhe në vende shumë të afërta. /a.y/noa.al
Zjarret në Greqi, dy shqiptare mes personave të zhdukur
Zjarret në Greqi, mes të zhdukurve dhe aktorja e njohur
Vijon “ferri” në Greqi, dyshohen 100 viktima
Një viktimë shqiptare nga zjarret në Greqi, publikohet emri
Zjarret vdekjeprurës në Greqi, shqiptarët rrëfejnë tmerrin që përjetuan
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





