Transmetuar më 24-07-2018, 22:38

Në mediat italiane vijon të flitet për Cristiano Ronaldon dhe ndikimin që do të ketë në futbollin vendas ylli i ri i Juventusit. Orët e fundit ka dalë një detaj interesat.

Sipas shtypit spanjoll, portugezi po organizohet për të marrë në Itali makinerinë e realizuar nga NASA që përdorte për t’u stërvitur te Real Madrid.

Ronaldo është prej kohësh maniak i fizikut dhe stërvitjes, një anë që ka kontribuuar shumë për paraqitjen e tij në fushën e blertë, që e ndërthur me një regjim të rreptë ushqimor.

“Fox Sports” bëri të ditur se Cristiano Ronaldo po kërkon si fillim një vend për të banuar në Torino, që më pas të marrë edhe makinerinë, që ka kushtuar 2 milionë euro marrë nga NASA, me të cilën mund të stërvitet në gravitet zero.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo, sipas një studimi ka gjendjen fizike të një 20-vjeçari. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd