Transmetuar më 24-07-2018, 21:12

Një 30-vjeçar ka djegur shtëpinë e vjehrrit të tij në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur sot, pas një konfikti që ka pasur mes tyre.

"Në pranga u vu Çlirim Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan.

Pasi në fshatin Reçan, Elbasan  në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjerrin, shtetasin M.S., 63 vjeç,  i ka vënë zjarrin banesës  së vjerrit", sqaron policia.

Nga zjarrvënia nuk pati të lënduar në njerëz, ndërsa banesa u dogj plotësisht.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd