Transmetuar më 23-07-2018, 21:17

Nuk u ka rezistuar plagëve të marra, dhe një person i aksidentuar nga makina në Korçë ka ndërruaj jetë.

Ai humbi jetën në spital, ku u transportua pas aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit juglindor, ndërsa viktimë ka mbetur Raqi Meraj.

Ai u përplas nga një makinë “Reno”, me targa AA 981 OI, që drejtohej nga shtetasi me inicialet E.B.

Ky i fundit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd