Transmetuar më 23-07-2018, 20:33

Dy shqiptarë janë konfiktuar me thika, në Fiano Romano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, po për të cilën mediat kanë dhënë detaje ditën e sotme.

Nga sherri mësohet se ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar, i cili u godit me thikë nga bashkëkombasi i tij 38-vjeçar.

Pasi e ka qëlluar me thikë, autori është larguar, por u arrestua më vonë nga policia.

Ka qenë i plagosuri që ka njoftuar policinë dhe u ka dhënë detaje në lidhje me personin që e kishte sulmuar.

38-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve.

Personi i plagosur ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd