Transmetuar më 23-07-2018, 19:18



Goditja e rrufesë ka marrë jetën e një tjetër personi ditën e sotme.
Këtë herë ngjarja është shënuar në luginën e lumit Drino, në fshatin Bulo.
Viktimë ka mbetur 22-vjeçari Xhuliano Koçiu.
Ai u transportua menjëherë për në spital, por nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.
Në Gjirokastër për rreth një orë ka pasur reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me vetëtima.
Ndërkohë, pak ditë më parë, një grua humbi jetën për shkak se u godit nga rrufeja, në Dajç të Shkodrës. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





