Transmetuar më 23-07-2018, 17:12

Një aksident i tmerrshëm ndodhi sot në Labinot Fushë të Elbasanit ku burrë e grua mbetën të plagosur rëndë.

Fatmirësisht ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën sipas raportimeve nga policia vendase.

NOA ka siguruar një video ekskluzive nga vendngjarja ku skena duket vërtetë e rëndë.

Trafikndarësja ka përshkuar makinën tej për tej dhe ka goditur 31-vjeçarin me inicialet A.P., drejtues i mjetit dhe partneren e tij 20-vjeçare A.B.

Duke parë dëmtimet që ka pësuar mjeti dhe trafikndarësen që është futur mes ndenjëseve duket se mrekullia e ka shpëtuar çiftin nga Mallakastra.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi si pasojë e lagështisë në rrugë./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd