Transmetuar më 23-07-2018, 15:55

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, temperaturat e nxehta të fundjavës i lanë vendin reshjeve të shiut këtë të hënë.

Thuajse në të gjithë vendin gjatë orëve të drekës reshjet janë intensifikuar.

Në zona të caktuara kanë qenë në formën e breshërit çka pritet të sjellë dëme të mëdha për bujqësinë.

Në Elbasan dhe Mat raportohen reshje intensive breshëri.

Stuhi të përkohshme dhe rrebeshe priten në të gjithë vendin.

Në Elbasan një çift bashkëshortësh u aksidentuan si pasojë e motit të keq.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin rrëshqiti për shkak të lagështisë dhe u përplas me trafikndarësen.

Gjatë orëve të vona të pasdites parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen ndjeshëm./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd