
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas seancës së kësaj të hëne e cila shënon përmbylljen e sesionit parlamentar.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Rama shkruan në rrjetet sociale se “Vettingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar”.
Eeferuar situatës në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë, Rama shkruan se ato do të pastrohen deri në fund dhe do të ringrihen për të sjellë drejtësi të vërtetë.
“Vettingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë drejtësi”, shkruan Rama në Twitter.
Në seancën e sotme nuk u arrit të votohej projektligji për magjistraturën i cili kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash.
Miratimi i projektligjit do të krijonte mundësinë për zëvendësimin e të larguarve nga Vettingu, proces i cili pamundësohet në kushtet kur nuk janë ngritur ende Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Larë i Prokurorisë./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





