Transmetuar më 23-07-2018, 12:36

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, iu nënshtrua sot seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, lidhur me procesin e vetingut.

Gjyqtari u mbrojt vetë në seancë, por lidhur me pasurinë e tij, u konstatuan deklarime të pasakta dhe fshehje.

Kjo pasi në vitin 2016, nuk ka deklaruar llogaritë bankare dhe likuiditetet.

Ndërsa vendimi ndaj tij do të jepet më 25 korrik, në ora 10.00, gjyqtari në mbyllje të seancës mohoi të ketë fshehur pasurinë.

Madje ai tha se mos deklarimi i të ardhurave për të cilat tha se janë të ligjshme, ka ardhur prej ngarkesës në punë.

“Kurrë nuk kam mbajtur para poshtë dyshek por i kam deklaruar gjithmonë në banka. Nuk ndihem krenar se kam plotësuar gabim deklaratën e pasurisë. Por kjo s’ka pasur për qëllim të fshehë ndonjë gjë. Ka qënë thjesht pakujdesi për shkak të ngarkesës së punës”, u shpreh gjyqtari.

Madje ai shtoi se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, nuk e ka thirrur asnjëherë për verifikim. /a.y/noa.al

Gjyqtari Dvorani del para komisionit të vetingut, deklaron lekë të marra borxh nga prindërit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd