Transmetuar më 23-07-2018, 09:17

“Maqellara” u kodua një operacion i policisë së Dibrës, i cili shkatërroi një grup që kryenin një sërë vjedhjesh.

Nga ana e uniformave blu gjatë kësaj të diele u bë arrestimi i Resmi Jakimit, 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Egert Jakimit, 27 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Gjithashtu u shpall në kërkim V.R., 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Ndalimi i tyre dhe shpallja në kërkim u bë pasi në orët e para të së dielës, rreth orës 02.30, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60 litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të shtetasit E.L., si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e shtetasit F.L.

Pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet policia është vënë në lëvizje duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku të dyshuarit nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz”.

Nga hetimet e kryera, rezulton se të dyshuarit më 29 prill , kanë vjedhur banesën e shtetasit O.Xh., banues në Maqellarë.

Në të njëjtën dit kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F.J., banues në Maqellarë.

Më 25 qershor, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.S., banues në Melan.

Më 19 korrik, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.L., banues në Maqellarë.

Në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë u sekuestrua një automjet tip ‘Benz’ me targa BZ 2269 A, 3 bidona plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për

veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publike”. /a.y/noa.al