Transmetuar më 23-07-2018, 07:43




Një aksident i frikshëm spektakolar, është shënuar në Amman të Jordanisë.
Një drejtues mjeti humbi kontrollin mbi makinën e tij, duke përfunduar në oborrin e një shtëpie, nën nivelin e rrugës.
Por fati e deshi që makina të bllokohet mes murit të banesës dhe rrethimit, duke mbetur pezull në ajër, disa metra mbi tokë.
Ndërkohë vetëm pak më tutje ndodhej një tendë ku një familje po hante drekën.
Fatmirësisht nga ky aksident i pazakontë as shoferi dhe as familjarët, nuk pësuan dëmtime.
Pamjet që noa.al sjell në fotogaleri u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





