Transmetuar më 22-07-2018, 21:25

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kosmac të rrethit verior.
Raportohet se shtetasja me inicialet J.M., 59-vjeçe është gjetur në gjendje të rëndë në banesë nga familjarët e saj.
Ata e kanë transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk jepen të dhëna lidhur me gjendjen e saj ndërkohë policia ka nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Dyshohet se shkak mund të jetë bërë gjendja depresive e gruas./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





