Transmetuar më 22-07-2018, 19:30

Prej rreth një viti ai ishte në arrati, por policia thotë se ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për “trafik droge”.
Bëhet fjalë për 38-vjeçarin nga Tirana Fredi alias Alfred Isaraj.
Ky shtetas ishte dënuar në Shtator të vitit të shkuar me 10 vite burg për drogë.
Por, prej dhënies së dënimit, për të nuk kishte asnjë të dhënë nga policia.
Uniformat blu kanë arritur ta lokalizojnë dhe prangosin 38-vjeçarin këtë të diel.
Ai u çua drejt qelisë ku do të vuajë dënimin në fuqi./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





