Transmetuar më 22-07-2018, 18:35

Një 62-vjeçar nga Tirana bëri denoncim në polici për zhdukjen e disa bizhuterive floriri nga banesa e tij.

Por, hetimet e policisë shtangën shtetasin me inicialet A.D., pasi autori i grabitjes rezultoi të ishte nipi i tij.

Policia thotë se ka prangosur të dyshuarin për ngjarjen, 31-vjeçarin me inicialet G.D.

Ai kishte hyrë në banesën e xhaxhait me çelës dhe kishte marrë nga aty sendet me vlerë.

Por, policia arriti të zbardhë shumë shpejt ngjarjen dhe e vuri në pranga të riun.

Dosja iu përcoll prokurorisë për veprime të mëtejshme./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd