Transmetuar më 22-07-2018, 13:21

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të diele në zonën e Viterbos në Itali, me pasojë vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Aksidenti ndodhi në rrugën e Formiconcino, ku nga hetimet paraprake një makinë tip “Golf” dhe një mjet tjetër po garonin me njëra tjetrin në rrugën Dogana, e cila lidh Tuscania me Montalto di Castro.

Në makinat që po bëheshin gara, ndodheshin disa shqiptarë në gjendje të dehur.

Para tyre doli një makinë tip “Smart” dhe për të shmangur përplasjen, një nga dy mjetet u përplas me një pemë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ndërsa katër pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur. Nga ana e policisë hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

Në foto, pamje nga vendi i aksidentit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd