Transmetuar më 20-07-2018, 18:18

Një person ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
D.H, 59 vjeç, nga Durrësi, kishte shkuar me pushime në Dhërmi.
Ai shfaqi probleme shëndetësore, dhe me urgjencë u nis për në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”.
Por nuk arriti që të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, për shkak se gjatë rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.
Nuk dihet nëse ka pasur probleme të mëparshme me zemrën.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





