Transmetuar më 20-07-2018, 16:43

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sherri me thika që shpërtheu mes dy grupe të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardit “Ismail Qemali”, në Vlorë, ku fillimisht nisi një konflikt verbal, dhe më pas degjeneroi në përleshje fizike.

Dy të rinjtë morën plagë të rënda, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shumë prej tyre u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Edhe pse në momentin e ngjarjes kishte shumë persona të rastësishëm, asnjëri prej tyre nuk ndërhyu për të shuar konfliktin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd