Transmetuar më 19-07-2018, 18:35

Tre shqiptare janë përfshirë në një aksident në Itali, ku nëna dhe vajza e saj e vogël ndodhen në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë, në Torino, ku nëna 35-vjeçare dhe vajza vetëm 6 vjeçe, po kuftojnë me vdekjen.

Siç raporton “Corriere della Sera”, vajza ndodhet në repartin e reanimacionit të spitalin të fëmijëve “Regina Margherita”.

Si pasojë e aksidentit ka marrë plagë në kokë, bark dhe kraharor, ndërsa e ëma ndodhet në spitalin “Cto”, me dëmtime në kokë dhe kraharor.

Në aksident u përfshinë një makinë “Ford Fiesta” dhe një fugon tip “Renault”.

Një 21-vjeçare shqiptare u plagosur gjithashtu në aksident.

Ndërsa një 75-vjeçar italian, drejtuesi i makinës “Ford Fiesta”, mbeti i vdekur në vend. /k.k/noa.al/