Transmetuar më 19-07-2018, 13:27

Pas zhgënjimit në kampionatin spanjoll me Levanten, sulmuesi i kombëtares Armando Sadiku mund të transferohet në kampionatin grek.

Ekipi që interesohet për shërbimet e sulmuesit shqiptar është Arisi i Selanikut, ekipi ku u aktivizua për shumë vite korçari Kristi Vangjeli.

Mediat greke raportojnë se futbollisti po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e klubit që u rikthye në Superligë këtë vit.

Sadiku vlerësohet si lojtar me cilësitë e duhura nga Arisi.

Në të shkuarën edhe Panathinaikos është interesuar për sulmuesin por tratativa nuk u finalizua.

Kujtojmë se për Sadikun ka bërë ofertë edhe skuadra turke e Rizesporit./a.m./noa.al/