Transmetuar më 19-07-2018, 09:41

18-vjeçarja vdiq nga leuçemia, prindërit e saj përfundojnë në proces gjyqësor. Kjo është historia e të ndjerës Eleonora Bottaro, italianes e cila u nda nga jeta në 26 Gusht të vitit 2016 duke humbur betejën me leuçeminë.

Por, veç humbjes së vajzës, prindërit e saj janë tashmë përballë përgjegjësive ligjore, pasi refuzuan kurat për adoleshenten, duke zgjedhur mjekësinë popullore.

Por, vajza nuk rezistoi gjatë dhe vdiq. Gjykata e shkallës së parë kishte mbyllur çështjen më herët.

Gjykatësi kishte argumentuar se “duhej respektuar liria e zgjedhjes së kurave mjekësore”.

Por, vajza nuk zgjati shumë pa kimioterapi. Kura e mjekut popullor Ryke Geerd Hamer rezultoi joefikase.

Kaq u desh dhe çështja u bë objekt debatesh edhe në rrjetet sociale. Prindërit e vajzës patën shumë mbështetës për zgjedhjen e tyre, por edhe shumë kritikë./a.m./noa.al/