Transmetuar më 19-07-2018, 08:38

Prej më shumë se dy javësh, vendi po goditet nga një seri tërmetesh.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur raportime për persona të lënduar nga lëkundjet.

Pas disa rasteve pak më në Jug, një tjetër tërmet është regjistruar te Gjiri i Lalzit.

Lëkundjet ishin 2.2 ballë të shkallës rihter, me epiqendër Gjirin e Lalzit dhe thellësi 26 kilometër.

Lëkundjet janë ndjerë vetëm në një zonë të kufizuar pasi ishin të lehta.

Sizmiologët kanë paralajmëruar se lëkundjet më të lehta vijojnë me javë pas tërmeteve të mëdha./a.m./noa.al/