Transmetuar më 19-07-2018, 08:21

Ky që shihni në foto është 25-vjeçari Xhemal Goga i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës dy ditë më parë.

Në aksident u përfshinë tre automjete ku mbetën të plagosur Goga dhe një tjetër person.

Goga ndërroi jetë pas disa orësh në spital nga plagët e rënda.

Miqtë, të afërmit dhe ata që e njihnin kanë shpërndarë mesazhe prekëse në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të 25-vjeçarit.

Me sa duket, i riu kishte pasion makinat dhe prej tyre vdiq. Një prej miqve në rrjetet sociale e krahason me aktorin Paul Walker i cili ishte i fiksuar pas makinave dhe vdiq në aksident.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Kashar dy ditë më parë. Personi i dytë i plagosur po merr ndihmë në spital./a.m./noa.al/