Transmetuar më 18-07-2018, 19:08

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka nisur sot vizitën zyrtare në Shqipëri, me ftesë të kreut të Shtetit, Ilir Meta.

Takimin e parë ajo e ka pasur me homologun e saj Ilir Meta, i cili vlerësoi lidhjet e forta historike të miqësisë midis dy popujve, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.

Image may contain: 1 person, smiling, standing and outdoor

Pas takimit mes tyre, dy presidentët zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së mbajtur Meta vlerësoi marrëdhëniet mes vendeve ndërsa theksoi ndihmën e vyer që sipas tij Kroacia ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Por, kjo dalje për mediat nuk mund të mos shfrytëzohej nga gazetarët për të pyetur presidentin Meta lidhur me qëndrimin e tij për negociatat me Greqinë për ‘Detin’ dhe çështjet e tjera.

Ai tha se do të përmbushë detyrën e tij për mbrojtjen e Kushtetutës.

 “Dëshiroj të theksoj angazhimin tim të plotë në respekt të Kushtetutës por edhe të frymës konstruktive në marrëdhëniet me fqinjët. Është gjithashtu e rëndësishme të them që ky është një proces që duhet të vijohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare, dhe sigurisht edhe në respekt të Kushtetutës. Do bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet në mënyrë konstruktive, në respekt të Kushtetutës e transparencës si me qeverinë edhe me Parlamentin”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit u pyet edhe për ngërçin e krijuar në sistemin e drejtësisë pas largimeve masive nga Vettingu.

Meta i bëri thirrje politikës të tregohen bashkëpunues për të gjetur zgjidhje në mënyrë që të dilet nga situata e vështirë si ajo me Gjykatën Kushtetuese.

“Sa i takon reformës në drejtësi e cila është madhore komplekse, dua t’ju siguroj në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese që ka presidenti në çështjet e drejtësisë. Dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës për të tejkaluar çdo moment të vështirë apo të paparashikuar që mund të vejë në vështirësi reformën në drejtësi”, tha Meta.

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Ndërkohë, presidentja kroate Kitaroviç në fjalën e saj theksoi se mbështetja e Shqipërisë për integrimin do të vijojë. Ajo tha se dy popujt kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe këtë e tregon bashkëjetesa me komunitetin shqiptar në Kroaci.

Duke kujtuar kohët e vështira Kitaroviç tha se “2500 shqiptarë luftuan për Kroacinë”./a.m./noa.al/

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting