Transmetuar më 18-07-2018, 12:54

Vranë nënën e tyre pasi i nxorën sytë dhe pasi i copëtuan trupin, në një rit të tmerrshëm satanik. Trupi i gjymtuar i Teodora Quispe Ccayllahua, 75 vjeçe, u gjet nga policia brenda shtëpisë së saj, në fshatin malor të Andabamba, në veri të Persë.

Tre fëmijët e saj, Aurelia Quispe 38 vjeçe, Percy Quispe 41 vjeç dhe Marcelina Suane, 46 vjeç, u arrestuan nga policia, ku dhe pranuan vrasjen.

Nga hetimet e policisë rezulton se dy motrat dhe vëllai bashkëpunuan me njeri tjetrin në vrasjen e nënës së tyre, natën e së shtunës që lamë pas, në kuadër të një “rituali mbarësie”, gjatë së cilit një person i shtrenjtë duhet të sakrifikohet për djallin.

Shefi i policisë së zonës, Julio Torreblanca tha për mediat se “i nxorën sytë nënës dhe i prenë disa organe të brendshme me thikë. Një pjesë prej tyre i hodhën në një qoshe të rrugës, duke ia ofruar djallit”.

Aurelia sipas policisë është ideatorja, e cila tha gjatë marrjes në pyetje se, “Mjeshtri i errësirës më urdhëroi. Mbreti i demonëve është me ne. Ne jemi më të shumtë në numër dhe çdo ditë do shtohemi më shumë”, shkruan noa.al.

Ajo tregoi se kishte bindur vëllanë dhe motrën që të kryenin sakrificën njerëzore, pas një ëndrre që kishte parë. /a.y/noa.al