Transmetuar më 17-07-2018, 18:46

Ministria e Mjedisit ka pezulluar të gjitha lejet e guroreve në malin e Tomorrit.

Lajmin e bëri publik ministri Blendi KIosi, i cili akuzoi Gjykatën e Vlorës për situatën e rëndë që ishte krijuar në këtë zonë.

Për mediat, Klosi tha se ka pasur abuzime të mëdha në gërmime por edhe ndryshim të kordinatave të lejeve të dhëna.

“Dy shkeljet më të rënda që u konstatuan ishin, ndryshimi kryekëput i kordinatave të gërmimit nga leja në terren, dhe po ashtu mungesa e zbatimit ligjor të detyrimit për të rehabilituar zonën e gërmuar.

Mesa duket këtij veprimi dhe mungesë të plotë të ligjshmërisë, guximi ka ardhur tek këto biznese asgjëkund tjetër përveçse tek salla e korruptuar e gjykatës së Vlorës. Si në shumë raste të tjera dhe në rastin e evokimit të lejeve mjedisore, salla e gjykatës është bërë mbrojtës i padrejtë i shkelësit të ligjit”, tha Klosi.

Për këto subjekte ka pasur shqetësime edhe nga shoqatat për ruajtjen e mjedisin, si edhe qytetarë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd