Transmetuar më 16-07-2018, 20:17

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë si lojtar i Juventusit, duke u shprehur se është ende i ri për të dhënë maksimumin.

Ai deklaron se Juventusi është një ndër klubet më të mëdha në botë dhe kjo ja ka bërë të lehtë zgjedhjen.

“Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë. Ishte një vendim që e kam marrë ngadalë. Një vendim i lehtë për madhështinë e klubit, ishte një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Kemi një trajner të madh. Një president që i atribuohen sukseset. Ishte një vendim i lehtë për të ardhur këtu. Unë jam një person që i pëlqen të mendojë për të tashmen. Unë jam ende shumë i ri dhe gjithmonë i kam pëlqyer sfidat, nga Sporting në Manchester dhe tani në Juventus. Është një sfidë dhe jam shumë i përgatitur. Gjërat do të jenë mirë, unë jam i qetë”, shprehet ai.

Mw tej Ronaldo vijon:

“Lojtarët e moshës sime zakonisht shkojnë në vende të tjera, me gjithë respektin e duhur. Në këtë pikë të karrierës sime duke luajtur në një klub kaq të madh më bën të lumtur. Faleminderit Juventusin për mundësinë e madhe që më dha mua”./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd