Transmetuar më 16-07-2018, 17:00

Një shtetas shqiptar ka plagosur me armë zjarri xhaxhain e bashkëshortes së tij moldave, ngjarje kjo e ndodhur në Brugherio të Monzas në Itali këtë të hënë.

Autori i krimit është një 29-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije nga policia vendase ndërkohë i plagosur ka mbetur një 36-vjeçar nga Moldavia.

Raportohet se ai është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë plagë në kraharor.

Ndërkohë, autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja përmes një automjeti “Alfa Romeo”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të bashkëshortes së shqiptarit dhe bashkëshortes së të plagosurit, në banesën e shqiptarit.

Ende nuk dihen motivet e krimit. Paraprakisht policia vendase raporton se ngjarja ka ardhur pas një konflikti familjar./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd