


Dy pushues u sulmuan nga peshkaqenët në 5 minuta larg njeri tjetrit, duke bërë që autoritetet të mbyllin plazhet.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të diel në Florida, në plazhin e Fernandina Beach.
Tia Walker, një dëshmitare në vendin e ngjarjes, tha se qëndroi në ujë vetëm pak minuta, kur dëgjoi ulërima.
Viktima e parë e sulmit është Dustin Theobald, 30 vjeç, Ai tha se po bënte serf me të birin 8 vjeç, kur u sulmua me peshkaqeni.
Por pavarësisht dëmtimeve të marra, ai e qëlloi me këmbë, duke arritur ta largojë.
Ndërkohë sulmi i dytë nga peshkaqenët ndodhi ndaj 17-vjeçarit Sia Theobold, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





