Transmetuar më 14-07-2018, 19:12

Një tjetër shqiptar është arratisur nga burgjet greke.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në burgun e Tiranthias, në Nafplion.

Sipas mediave të vendit fqinj, shqiptari është rreth 30 vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti  i tij.

Raportohet se ai kishte dalë mëngjesin e së shtunës nga qelia, së bashku me të burgosurit e tjerë, por më pas nuk është vënë re.

Autoritetet e burgut kanë vënë larmin dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për shqiptarin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd