Transmetuar më 14-07-2018, 14:47

Pranga për një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar i dënuar për vepra të ndryshme penale.
M.M., 52 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është ndaluar pas operacionit të koduar (BLIC).
52 vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, është dënuar me 17 vite burg, për Organizatë kriminale, Pengmarrje, Shfrytëzim prostitucioni etj.
Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë Italiane./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





