Transmetuar më 14-07-2018, 11:18

Disa të burgosur shqiptarë janë përfshirë në një përleshje me thika me një shtetas bullgar i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Larisas në Greqi. Sipas mediave greke, në konflikt janë përfshirë tre të dënuar shqiptarë dhe i plagosuri nga Bullgaria.

pas debateve mes tyre, shqiptarët e kanë sulmuar me thikë bullgarin i cili ka marrë plagë të shumta në pjesën e kraharorit.

Mediat greke raportojnë se ai është në gjendje kritike në spital ndërkohë shqiptarët janë vendosur në izolim pas krimit.

Ende nuk jepen të dhëna rreth motiveve të konfliktit mes të burgosurve.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd