Transmetuar më 13-07-2018, 15:07

Gjendet në Greqi kufoma e një të riu shqiptar, rrethanat e vdekjes së të cilit nuk dihet ende.

Viktima është gjetur në zonën e Chania në Villa Koundouro, ndërsa sipas policisë greke, i përket një 22-vjeçari shqiptar.

Trupi i pajetë është gjetur nga banorë të zonës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kufoma është gjetur pranë zonës së portit, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo vrasje.

Paraprakisht në trupin e emigrantit shqiptar nuk konstatohen dëmtime fizike, ndërkohë që ekspertiza pritet të përcaktojë më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.

Aktualisht nga ana e policisë po vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd