Transmetuar më 13-07-2018, 14:23

Mjekët kur japin ilaçet për trajtimin e një sëmundjeje, japin edhe përshkrimin mbi mënyrën e përdorimit të tij.

Por një grua nga Ballshi, ka humbur jetën, pikërisht prej teprisë me dozën e medikamenteve.

Pasditen e djeshme, e enjte, ka vdekur në spital 66-vjeçarja B.H., e cila u dërgua nga të afërmit në gjendje të rëndë.

Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e saj, ka ardhur si pasojë e përdorimit të mbidozës së ilaçeve, pasi vuante nga tensioni i lartë.

Aktualisht autoritetet po kryejnë veprimet e rastit, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd