
Një aks rrugor i cili duhet të kishte përfunduar që në vitin 2011, por edhe sot është në gjendje të mjerueshme, pritet t’i nënshtrohet punimeve përfundimtare për ta kthyer në një rrugë të pranueshme për automjetet.
Bëhet fjalë për atë që njihet si Nyja e Milotit, për të cilën nevojiten 16 milionë dollarë, duke përfshirë dhe rrugën Milot-Balldren.
Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se në këtë aks rrugor që sipas tij do të duhej të ishte përfunduar që në vitin 2011 “por është një prej rrugëve të lëna rrugëve”, është duke u punuar intensivisht.
“Ky projekt i ri, sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjës së Milotit. Është pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren, me vlerë 16 milionë USD”, – evidenton z.Rama.
Për Kryeministrin, ky investim sjell “impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, por edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”. /a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





