Transmetuar më 12-07-2018, 15:04

Në gjendje të rënduar psikologjike, vendosi që ti japë fund jetës duke mos përballuar dot më situatën e rënduar emocionale, në të cilën ndodhej.

Është kjo zgjedhja fatale e një të moshuari në Shkodër, i cili i dha fund jetës këtë të mërkurë.

Në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë Lekë Mema, 75 vjeç.

I moshuari u dërgua nga familjarët në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.

Por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, i moshuari gjeti vdekjen pak më vonë.

Lidhur me rrethanat e vdekjes së tij, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd