Transmetuar më 12-07-2018, 14:30

Pak kohë më parë u përhap gjerësisht lajmi se gazetari Blendi Fevziu mund të kalonte në Top Channel, për të nisur aty rrugëtimin e emisionit “Opinion”.

Por me sa duket gazetari e ka patur të pamundur largimin e tij, duke refuzuar ofertën e Top Channel.

Ky vendim erdhi pas një luftë të gjatë mes mendjes dhe zemrës.

Ai vendosi që të qëndrojë në Tv Klan për 5 vite të tjera dhe refuzoi ofertën e majme të televizionit kundërshtar, edhe pse lajmi në tërësi krijoi shumë polemika.

I ftuar së fundmi në emisionin “Top Arena”, Fevziu nuk i shpëtoi dot pyetjes “Pse e refuzoi ofertën e Top Channel?.

“Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi”, tha Fevziu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd