Transmetuar më 12-07-2018, 12:31

Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushteutese që del para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për procesin e Vettingut.

Në KPK zhvillohet seanca dëgjimore ndaj tij por Dizdari ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm duke u përfaqësuar nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Trupa e KPK përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Relatori i çështjes Roland Ilia gjatë leximit të raportit ka zbuluar se ILDKPKI e ka nxjerrë të pastër gjyqtarin sa i takon pasurisë. Por, KPK ka arritur në konkluzionin se gjyqtari ka probleme me një apartament të blerë në vitin 1998 për të cilin nuk justifikon burimin e të ardhurave.

Po ashtu, gjyqtari sipas KPK ka probleme me deklarimin e pasurisë të së bijës.

Dizdari ka deklaruar apartament 95 metra katrorë, të blerë në vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalzit 63 metra katrorë plus ballkon në total 86 metra katrorë, blerë për 3.3 milionë lekë. 

Tokë arë në Bathore 1000 metra katrorë blerë 344 mijë lekë. Apartament banimi i bashkëshortes 68 metra katrorë blerë në vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime për ta blerë këtë apartament. Depozitë bankare 1.8 milionë lekë dhe depozitë 8 mijë dollarë. Po ashtu, i rezulton një llogari tjetër 1.1 milionë lekë.

Procesi i Vettingut ka “djegur” katër kolegë të Dizdarit në Gjykatën Kushtetuese dhe vetëm dy kanë arritur të kalojnë./a.m./noa.al/