Transmetuar më 12-07-2018, 12:26

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar ditën e sotme në lidhje me raportin e Antidrogës italiane.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Spaho shkruan se “ky raport i ka çjerrë qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës”.

Ai ka vijuar më tej duke shtuar se, jemi vendi i parë i origjinës për kanabisin që i dërgohet Europës.

Në këtë linjë tha se “Grupet kriminale shqiptare janë përhapur gjerësisht në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale është rritur ndjeshëm dhe ato pastrohen lehtësisht në Shqipëri”.

Spaho ka qenë i ashpër në postimin e tij duke akuzuar drejtpërdrejtë Kryeministrin.

“Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe një bankë punojnë për narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europës dhe jemi bërë delja e zezë e saj”, tha në mbyllje të qëndrimit të tij deputeti demokrat. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd