
Drejtoria Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi raportin për narkotikët për vitin 2017.
Mes të tjerash, në raport theksohej se “shumica e sasive të marijuanës që vjen në Itali ka si vend origjine Shqipërinë”.
Kjo ka sjellë reagime nga opozita në Tiranë. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë të posaçme për mediat pas publikimit të raportit. Ajo thotë se situata në të cilën ndodhet vendi është rezultat i përfshirjes së qeveritarëve në trafikun e drogës.
“Ky raport duhet të na zgjojë dhe të reflektojmë së bashku, të parat nënat, të bëhemi bashkë që të shpëtojmë të ardhëm e fëmijëve tanë. Ky kryeministër po shkatërron vendin. Raporti i fundit është dëshmia e qartë se ky e ka çuar ai vendin. Askush më parë nuk ka qenë kaq i përfshirë në llumin e trafikimit, askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant”, tha Kryemadhi.
Ajo tha më tej se LSI ka një plan për rikthimin e vendit në rrugën e duhur. Sipas kryetares së LSI, gjithçka nis me largimin më parë të qeverisë aktuale.
“LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore. Çmontimi i kësaj qeveria, hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”, është shprehu ajo në një komunikatë për shtyp, paraditen e kësaj të enjteje”, tha Kryemadhi./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





