Transmetuar më 12-07-2018, 11:10

Një fëmijë italian ka ndërruar jetë paraditen e sotme, pak para se të nisej me traget nga Saranda drejt Korfuzit.

Bëhet me dije se viktima është 12-vjeçari Lorenzo Kalabreze.

I mituri cili kishte ardhur me pushime me prindërit në vendin tonë dhe do udhëtonte drejt Greqisë, por ka ndërruar jetë pasi ka kaluar gjendje të fikëti.

Kalabreze do të udhëtonte me familjen nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës.

Aktualisht grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd