


Një histori absurde, një ide pikante, e cila mund të ishte kthyer në tragjedi nga më të pazakontat.
Historia është treguar nga tabloidi britanik “The Sun”, që citon librin e mjekut Adam Kay, i cili ka zgjedhur disa nga momentet më të paharrueshme, të karrierës së tij si gjinekolog.
Protagoniste e historisë është një vajzë, e cila për ti kërkuar partnerit të saj që të martohej me të, pati një ide aspak brilante, duke futur një vezë Kinder në zonën e saj intime, brenda së cilës kishte vendosur një unazë.
Sipas traditës angleze, është një ditë në të cilën vajzat mund të thyejnë zakonin dhe ti kërkojnë partnerit që të martohet me to.
Kjo ditë ndodh një herë në katër vjet, në 29 shkurt. Por loja erotike mund të kishte përfunduar tragjikisht, pasi veza u bllokua brenda vaginës së vajzës, kështu që e reja u detyrua të shkojë në spital.
“Kur erdhi, nuk shpjegoi menjëherë çfarë i kishte ndodhur. Ndoshta donte të ruante surprizën…”, shkruan mjeku me ironi.
Ai thotë se e hoqi Kinderin me një palë pica, ndërkohë që partneri i vajzës nuk e mori vesh se çfarë kishte brenda vezës.
Pasi vajza mori veten, dy partnerët biseduan dhe propozimi për martesë ndodhi. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





