Transmetuar më 11-07-2018, 20:27

Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të marrin tekstet falas në përdorim.

Vendimi u mor ditën e sotme, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit, çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse, atë të Arsimit.

Kjo nismë ka qenë e paralajmëruar më herët nga qeveria, ndërsa librat duhet të mirëmbahen dhe të dorëzohen në fund të vitit shkollor.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, sqarohet në VKM. /k.k/noa.al/