Transmetuar më 11-07-2018, 19:50

Një tjetër përballje "titanësh" është ajo mes Anglisë dhe Kroacisë, gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”.

Dy skuadrat kanë bërë një paraqitje fantastike deri në këtë fazë të botërorit, duke eleminuar ekipe me potencial.

“Tre luanët” dalin në fushë me Pikford në portë, Uoker, Stouns, Meguajër, Tripier në mbrojtje.

Mesfusha përbëhet nga Jang, Lingard, Henderson dhe Dele Ali, ndërsa në majën e sulmit, Kejn dhe Sterling.

Nga ana tjetër, Kroacia zbret me Subasiç në portë,, Vrsaljko, Striniç, Lovren dhe Vida në mbrojtje.

Mesfusha përbëhet nga Rakitiç, Modriç, Brozoviç dhe Perisiç.

Ndërkohë në sulm, Perisiç, Mandxukiç dhe Rebiç. Fituesi do të përballet në finalen e madhe me Francën e kualifikuar një natë më parë teksa mundi Belgjikën. /k.k/noa.al/